Për nder të Festave Kombëtare, 17 Shkurtit dhe 7 Marsit, ditës së mësuesit, Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues (Vaud), si çdo vit, organizon një manifestim të përbashkët shkollor në nivel kantonal, me një program kulturor-artistik, të përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, përcjell albinfo.ch.
Në këtë manifestim do të marrin pjesë nxënësit e Shkollës Shqipe që vijojnë mësimin në Lozanë, Rolle, Morges, Ecublens, Avenches dhe Nyon.
Të nderuar prindër, për të realizuar një festë të tillë, pjesëmarrja me fëmijët tuaj është e domosdoshme.
Manifestimi do të mbahet: Të dielën më 10 mars 2019 në orën 14:00 (Të gjithë nxënësit duhet të jenë prezent së paku 40 minuta para kohe) Adresa: “La salle de Grand-Vennes, ch.des Abeilles 17, 1010 Lausanne”.