Një qytetar i provincës Kena, rreth 450 kilometra në juglindje të kryeqytetit Kajro të Egjiptit kishte hasur afër shtëpisë së tij në një lejlek që kishte një pajisje elektronike në këmbë dhe e kishte dërguar menjëherë në polici.
Veterinari kishte zbuluar pastaj se nuk ishte një pajisje spiunimi, por pajisje e shkencëtarëve francezë për të monitoruar zogjtë shtegtarë. Prejse Egjiptin e kanë përfshirë trazirat, nuk është hera e parë zogjtë dyshohen për spiunazh. Më herët ishte kapur një pëllumb që mbante një mikrofilm.
Edhe pse autoritetet egjiptiane e quajtën mjellmë në fotografi duket qartë se është fjala për një lejlek. Dhe pavarësisht sqarimeve të veterinarëve, lejleku mbetet në “arrest” në njërin prej kafazeve të stacionit policor.