Numri i njerëzve të moshuar po rritet dhe shpesh kujdesi ndaj tyre në shtëpi (Spitex) nuk është i mjaftueshëm. Prandaj, ka shumë kërkesa për infermiere të huaja nga Evropa Lindore edhe në Basel. Tani infermieret e huaja kanë krijuar një lob.
“Shumë nga gratë infermiere marrin pak të holla dhe orari i punës nuk është rregulluar mirë”, thotë Sarah Schilliger, një sociologe në Universitetin e Bazelit për “Basel Regionaljournal”. Ajo ka studiuar kushtet e punës dhe të jetesës së infermierëve nga Evropa Lindore.
Duke iu falënderuar një infermiereje polake, e cila jeton në Basel, infermieret tani i kanë bashkuar forcat dhe kanë themeluar një rrjet të tyre. Bozena Domanska ka mbrojtur veten publikisht dhe është nominuar për guximin me çmimin “Prix”. Me rrjetin e sapokrijuar “Respekt”, ato duan t’u japin grave infermiere të njëjtën mbështetje dhe të këmbejnë përvojat e tyre.