FC Kosova e ka mposhtur me rezultatin 6 : 4 skuadrën e FC Oerlikon – Polizei në ndeshjen e zhvilluar të shtunën pasdite në Cyrih. Me këtë rezultat skuadra shqiptare nga Cyrihu ka dalë në krye të tabëlës, duke grumbulluar 12 pikë në grupin e pestë të Ligës së 2 Interegjionale.
Pas kësaj fitoreje, skudrën shqiptare e pret një ndeshje derbi javën që vjen, më 8 shtator, në terren të vet, kundër FC Red Star Cyrih.
Megjithëse kryeson në tabelë, FC Kosovës i duhet mbështetja e tifozëve. E diela përveç që do të jetë ndeshje derbi për FC Kosovën, do të jetë edhe festë për tifozët e saj.
E diel, 08.09.2013, ora 15:30
Buchlern, Friedhofstrasse, Zürich – R3
Info: 079 541 71 76