Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, të hënën u prezantua te skuadra e madhe zvicerane Basel.
Zhegrova kishte pak minuta te Genk, nga u transferua për një vit e gjysmë si huazim me opsion blerje. Në skuadrën belge kishte pak minuta, por shpesh herë edhe nuk u ftua, shkruan albinfo.ch.
Kjo i ndodhi edhe te Baseli në ndeshjen e parë që mund të debutonte. Baseli barazoi 1:1 me St. Gallenin, ku Zhegrova nuk ishte as në bankën rezervë. Taulant Xhaka e nisi ndeshjen nga fillimi, derisa Albian Ajeti në pjesën e dytë zëvendësoi pikërisht Xhakën të ndëshkuar me karton të verdhë.
Ditë më parë trajneri i Baselit, Marcel Koller, u shpreh se, Zhegrova është integruar në ekip, megjithatë, do t’i japin kohën e mjaftueshme.
Gjithsesi Zhegrova ka kohë të mjaftueshme për të dëshmuar aftësitë e tij në skuadrën zvicerane dhe të mos përfundojë në bankën rezervë si në Genk.