Superylli shqiptar i Bayern të Munihut, Xherdan Shaqiri, është shfaqur pas ndeshjes me Chelsean me superkupën në dorë, duke iu gëzuar fitores së ekipit gjerman.
“Po, e fituam Superkupën”, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Shaqiri është inkuadruar në lojë në minutën e 96-të.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, ku shënuan Torres te Chelsea dhe Ribery te Bayerni.
Në vazhdime ishin prapë londinezët që shënuan të parët. Eden Hazard shënoi në minutën e 93-të, ndërsa në aksionin e fundit të ndeshjes Javi Martinez shënon për 2:2.
Xherdan Shaqiri ka shënuar golin vendimtar nga penalltia, në Superkupën e Evropës kundër Chelseat, duke i dhënë fitoren Bayernit 5:4 në penallti.
Ky është trofeu i katërt për Shaqirin në katër muajt e fundit.