Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, sot ka shpallur zgjedhjet presidenciale.
Krahas zgjedhjeve presidenciale, do të mbahen edhe ato lokale për komunat e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës.
Xhaferi kërkoi zgjedhje të lira dhe demokratike, të cilat, sipas tij, do të jenë kyçe që vendi të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në, transmeton ksp, shkruan Kohanet, përcjell albinfo.ch.
Sipas Kushtetutës dhe afateve të parapara, rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.
Kandidatët duhet të paraqiten deri më 21 mars, ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 31 mars.