Boksieri i njohur shqiptar, Labinot Xhoxhaj, i cili jeton në Zvicër, do të rikthehet në ring, shkruan albinfo.ch.
Ai më 23 shkurt, në Villa Miami Glatthof, do të ngjitet sërish në ring, ku do të mbahet meçi i radhës.
Gjithashtu në këtë mbrëmje do të marrin pjesë edhe disa boksierë të tjerë siç janë: Butrint Rama, Seid Xhemaili dhe Benjamin Popaj.
Ftohen të gjithë adhuruesit e boksit në këtë mbrëmje të madhe, për të përkrahur boksierët shqiptarë.
