Ndjekja e një të dyshuari në një lagje të Dallasit, është xhiruar nga kamerat e sigurisë dhe nga një helikopter.
Në pamjet ajrore u pa një burrë gjysmë i zhveshur, teksa mbante një revole dhe kërcënonte një udhëtare brenda veturës. Pas kërcënimit me armë, ai arrin të futet në automjet dhe e nxjerr gruan jashtë, përcjell albinfo.ch.
Por, pas përplasjes në një shtyllë, ai hidhet në një gardh dhe futet brenda një shtëpie përmes një garazhi të hapur. Autoritetet e rrethuan banesën, përpara se të vinte një autoambulancë, pasi i dyshuari u lëndua gjatë ndjekjes.
I dyshuari pritet të akuzohet për grabitje të armatosur.