Skip to content

Kur do t’i ketë Zvicra 10 milionë banorë?

Sipas statistikave, Zvicra do t’i ketë nëntë milionë banorë në vitin 2023, derisa dhjetë milionë më 2040, shkruajnë mediat zvicerane. Popullsia e Konfederatës Zvicerane është rritur mjaft në vitit e fundit, përcjell albinfo.ch. Në vitin 2018, Zvicra ka regjistruar 8’526’932 banorë. Përgjegjës për rritjen e popullsisë vlerësohen të jenë shkalla më e lartë e lindjeve, […]

Sipas statistikave, Zvicra do t’i ketë nëntë milionë banorë në vitin 2023, derisa dhjetë milionë më 2040, shkruajnë mediat zvicerane.

Popullsia e Konfederatës Zvicerane është rritur mjaft në vitit e fundit, përcjell albinfo.ch.

Në vitin 2018, Zvicra ka regjistruar 8’526’932 banorë. Përgjegjës për rritjen e popullsisë vlerësohen të jenë shkalla më e lartë e lindjeve, jetëgjatësia më e lartë e njerëzve, si dhe imigrimi i banorëve të rinj. Për periudhën midis 2015 deri më 2024, pritet një rritje e popullsisë +9 %.

Në vitin 2017, megjithatë, popullsia zvicerane vetëm u rrit me + 0.7% krahasuar me vitin paraprak, përcjell tutje albinfo.ch.

Shkalla e rritjes është dukshëm më e ulët se në vitet 2007 deri në vitin 2016. Në të njëjtën kohë, numri i emigracionit është ulur me 10% dhe bilanci e migrimit me 28% krahasuar me vitin paraprak. Vlera më e ulët që nga viti 2006.