Kështu, qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Financave që të përfundojë punën në këtë drejtim, ka bërë të ditur të mërkurën sekretariati për çështje të financave ndërkombëtare në kuadrin e Ministrisë së Financave.
Me këtë rast nuk është dhënë ndonjë hollësi në lidhje me përmbajtjen e marrëveshjes së pritshme. Ato pritet të jepen kur të dy qeveritë do të nënshkruajnë marrëveshjen.
Por mendohet se përmes kësaj marrëveshjeje, bankave zvicerane do tu mundësohet që konfliktin e taksave me SHBA-në ta zgjidhin brenda kornizave të kuadrit ligjor ekzistues, shkruan Sekretariati shtetëror.