Është publikuar renditja më e re nga FIFA për muajin janar, ku nuk kishte ndeshje në Evropë dhe Amerikë.
Zvicra edhe më tutje ndodhet në vendin e tetë, duke mos ndryshuar pozicion, shkruan albinfo.ch.
Edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga klasifikimi i fundit, Shqipëria ka humbur një vend, duke zbritur në pozitën e 61-të. Kjo për shkak të suksesit historik të Katarit.
Kombëtarja nga gadishulli arabik arriti të fitojë Kupën e Azisë, duke u ngjitur plot 38 vende, duke parakaluar kështu Shqipërinë.
Ndërkohë, ndryshe nga kuqezinjtë, Kosova është ngritur me 1 vend, duke u pozicionuar në vendin e 130-të.
“Dardanët” janë ngritur falë humbjes së pikëve të Turkmenistanit që ka zbritur nëntë vende pas ndeshjeve të Kupës së Azisë.