“Nissan Motor” premton se do të jetë në gjendje të ofrojë deri në vitin 2020 në treg automjete të pranueshme me energji efektive dhe plotësisht të vetëmenaxhuara”, tha zëvendëspresidenti i kompanisë, Andy Palmer, gjatë prezantimit të kompanisë në SHBA.
Sipas tij, në vitin 2014 kompania do të ndërtojë një shesh lojërash për testimin e modeleve të kësaj makine të projektuar.
Siç raporton “Reuters”, “Motor Nisan” me këtë projekt është duke punuar prej vitesh në bashkëpunim me universitetet lidere të botës, duke përfshirë edhe Institutin e famshëm Masachusetski of
Technology (MIT), Universitetin e Stanfordit dhe Universitetin e Tokios.
Automjetet që janë drejtuar tërësisht ose pjesërisht të automatizuara mund të zvogëlojnë numrin e aksidenteve të trafikut.
Automjetet moderne mund të rregullojnë edhe distancën në mes të automjeteve. Megjithatë, automjete të këtilla plotësisht autonome apo të automatizuara ende nuk janë bërë realitet.