Bayern Munchen pas fitoreve në tri ndeshje radhazi, ka arritur vetëm barazim me Freiburgut (1:1), në kuadër të xhiros së katërtë të Bundesligës.
Autori i golit ishte Xherdan Shaiqiri. Mesfushori kosovar, në minutën e 33-të, shënoi gol pas asistimit nga Müller.
Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri pati një paraqitje shumë të mirë edhe në këtë ndeshje.
Ndërkohë, Freiburgu ka barazuar rezultatin në 1:1 me golin Hofler, në minutën e 86-të.
Bayern Munichu numëron 10 pikë nga tri fitore dhe një barazim, dhe kryeson renditjen tabelore në Bundesligë, me një pikë më shumë sesa Borusia Dortmund.