Me këtë rast janë plagosur pesë persona, në mesin e të cilëve edhe boksieri profesionist nga Bielefeldi, Besar Nimani. Sipas policisë janë shkrehur gjithsej pesë plumba. Personi që ka shtënë me armë është duke u mbajtur në burg për tentim vrasjeje në Ummeln. Revolja e tij (Walther PKK, kalibri 7.65) është konfiskuar.
Njëri nga kosovarët e plagosur e ka mbajtur sulmuesin që të mos ikte deri sa ka ardhur policia, shkruan gazeta “Mindener Tagblatt”.
“Natyrisht, ai nuk e ka pasur ndërmend të vrasës askënd. “Klienti im vetëm është vetëmbrojtur”, ka thënë avokati gjerman i turkut. Megjithatë, për policinë mbetet i paqartë motivi i të shtënave me armë. Për të mbuluar më mirë ngjarjen, komisioni me emrin e shifruar “Imbiss” është rritur nga 9 në 12 anëtarë. Sipas avokatit, shqiptaro-gjermanët e plagosur e kanë sulmuar klientin e tij dhe se nuk kanë qenë aq të “pasherrë”.
Ndërkohë, vëllai i boksierit Besar Nimani, njëherësh menaxher i tij, Berat Nimani ka ngritur akuza të rënda kundër personit që ka qëlluar mbi vëllanë e tij. “Ai donte të shkatërronte karrierën e Besarit”, thotë ai. Sipas tij, në rastin e sherrit me turkun është bërë fjalë për shantazh me të holla. Ndërsa avokati i turkut ka thënë se klienti i tij nuk ka të bëjë me këtë.