Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka marrë pjesë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në seancën kundër vendimit për zgjatjen e afateve të hetimit.
Tahiri deklaroi pas seancës se do të vazhdojë të presë deri në fund, edhe pse gjithçka ka kapërcyer hetimet.
“Ka kaluar çdo afat i arsyeshëm dhe kjo çështje duhet të marrë zgjidhje patjetër. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi. Nëse ndodh me mua, merreni me mend se çfarë ndodh me mijëra të tjerë që bërtasin e nuk dëgjohen”, ka thënë ai.
Ish-ministri, i cili akuzohet për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve, ka thënë se po mbahet peng. Më 16 janar 2019 Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi zgjatjen e afateve të hetimit edhe për 3 muaj, deri më 17 prill 2019.