Ky aplikacion u mundëson për të ndjekur lëvizjen e partnerit tuaj, duke pranuar një kopje të mesazheve të teksteve të dërguara nga telefoni i tij ose i saj. Gjithashtu ka mundësi t’i përgjoni edhe bisedat.
Programi u bë hit në Brazil, dhe është shkarkuar më shumë se 50 mijë herë.
“Brazilianët janë njerëz tepër xhelozë, për këtë arsye aplikacioni është bërë atraktiv”, u tha gazetarëve Marcia Almeida, martesa e së cilës ka përfunduar për shkak të pabesisë së burrit të saj.