“Këta fëmijë nuk marrin trajtimin e nevojshëm”, thotë për “NZZ am Sonntag” Dagmar l’Allemand, një mjeke në spitalin e St. Gallenit dhe anëtare e Shoqatës së Pediatërve të Zvicrës.
Arsye për këtë është se sigurimi shëndetësor tashmë mbulon shumë pak nga trajtimi i fëmijëve me mbipeshë.
Pediatrit kërkojnë nga Zyra Federale e Shëndetit Publik që të rriten fondet e kërkuara për terapi të tilla.
Ndërsa ekspertët janë skeptikë në lidhje me këtë kërkesë të pediatërve.
Këta të fundit kanë kërkuar tashmë nga rrjeti i të drejtave të fëmijëve të raportojnë për këtë mungesë fondesh në UNICEF si një shkelje e të drejtave të fëmijëve