Kush është Fehmiu prapa perdës mediatike? Cilat janë motivet e tij për gjithë këtë investim në Kosovë?
Zbuloni një histori, e cila dëshmon se akti i krijimit të një biznesi bëhet akt madhor vetëm kur ai ndërtohet si akt dashurie. A nuk themi përgjithësisht se sipërmarrësi bëhet i suksesshëm vëtëm kur është i pasionuar për atë që bën. Në të vërtetë, Fehmiu është një pionier në fushën etij, një krijues pa komplekse, por para së gjithash është i motivuar nga pasioni. Në mënyrën e artistit ai shpik, imagjinon, gdhend projekte pa njohur nocionin e kufirit. Për të çdo gjë duket e thjeshtë, sepse, siç thotë ai, “unë filloj, imagjinoj, skulptoj një ide të trashë si një gur gëlqereje për ta shndërruar në një projekt financiar të suksesshëm”.