Mocioni i CVP-së për të ndaluar mbulesën nëpër shkollat e Aargaus ka nxitur reagime të përfaqësuesve të komunitetit mysliman në këtë kanton të Zvicrës.
Shoqata e myslimanëve në Aargau e konsideron mocionin e CVP-së në kundërshtim me parimet e Kushtetutës së Zvicrës mbi lirinë e fesë.
Pas ndalimit të minareve, myslimanët do të përballen edhe me një ndalim tjetër, duke qenë edhe më të diskriminuar”, thuhet në këtë reagim.
Një ndalim i këtillë nuk është i favorshëm për integrimin, shkruan Shoqata e myslimanëve në Aargau, transmeton Argauerzeitung.