Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, duke folur për peticionin për bashkimin e Mitrovicës, ka thënë se nëse preket Mitrovica, do të ketë luftë.
“Plani i Serbisë është që të vijë deri te ura e Ibrit, po unë po ju garantoj që nëse preket Mitrovica, do të ketë luftë të paparë”, ka deklaruar Bahtiri në akademinë përkujtimore të masakrës së 3 e 4 shkurtit të vitit 2000, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Mitrovica kohë më parë ka nisur një peticion, me të cilin synon që të bëjë bashkimin e dy komunave të Mitrovicës në një.