Zjarri filloi pak pas orës 9 të mëngjesit dhe rreth orës 13:30 flakët ishin shuar, por zjarrfikësit thanë se brenda kishës ende kishte vatra të ndezura. Askush nuk ndodhej në ndërtesë kur shpërtheu zjarri, raporton VoA.
“Është tepër e trishtueshme. Prindërit e mi janë martuar këtu”, thotë Cindy Vasil Brown.
Tetë zjarrfikës morën plagë të lehta, thanë zyrtarët. Zjarrfikësit u urdhëruan të largoheshin sapo disa pjesë të tavanit të brendshëm filluan të shemben. Dy prej tyre u trajtuan për dëmtime si pasojë e tymit dhe e djegieve. Ndërtesat aty pranë u evakuuan si masë mbrojtjeje.
Kjo kishë ortodokse shqiptare është ndërtuar në vitin 1824. Në Bostonin jugor ka disa kisha ortodokse shqiptare, më e madhja prej të cilave është ajo e Shëngjergjit.