Subjekti politik që e udhëheq Darbellay kërkon dënime më të ashpra për kriminelët dhe rritje të numrit të policëve.
Siguria në Zvicër duhet të përmirësohet, thonë në CVP duke kërkuar që personat e dyshuar të mbahen më gjatë në paraburgim se deri më tani.
Aktualisht personat e dyshuar mund të ndalohen nga policia në një maksimum prej 24 orësh.
Prandaj CVP bën thirrje për zgjatjen e ndalimit në 72 orë.
Masat plotësuese me të cilat CVP synon të përmirësojë sigurinë e brendshme bartin dënime më të ashpër për shkelje të rendit dhe qetësisë.
Nga perspektiva e drejtorit të sigurisë në qytetin e Bernës, Reto Nause, autorët që përsërisin veprat kundër ligjore duhet të përballen me dënime që shkojnë përtej nivelit aktual prej 3 vitesh.
CVP e vlerëson ligjin aktual penal të Zvicrës si shumë të butë.
Presidenti i CVP-së, Christophe Darbellay, gjithashtu bëri thirrje për të rritur numrin e forcave zvicerane të sigurisë me 3 mijë policë dhe 300 roje kufitare shtesë.
CVP do të provojë kërkesat për më shumë siguri t’i konkretizoj në nisma në nivel kantonal dhe nacional.