Sipas bonus.ch, premitë do të rriten mesatarisht prej 1 deri 1.5 për vitin ardhshëm.
Në disa kantone megjithatë paralajmërohet rritje e premive rreth 4 për qind, varësisht prej moshës dhe modelit të sigurimit, njofton bonus.ch.
Veçanërisht më të prekur janë të siguruarit në mes moshës 19-25 vjeç.
Sipas ministrit zviceran të Shëndetësisë, Alain Berset është shumë herët të jepet një vlerësim për rritjen e premive të sigurimeve shëndetësore.
Ai gjithashtu tha për «SonntagsBlick» se nuk pritet ketë “shpërthim” të premive në vitin 2014.
Nga ana tjetër Comparis.ch, një shërbim krahasues i çmimeve që vepron përmes internetit duke u bazuar në një sondazh të realizuar me kompanitë më të mëdha të sigurimit shëndetësor në Zvicër, kishte paralajmëruar rritjen për 2 për qind të premive për vitin 2014.