Në Serbi dhjetëra-mijëra protestues kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiq.
Sipas organizatorëve të protestës, janë vendosur jashtë zyrës presidenciale tri kuti, në të cilat njerëzit mund t’i shprehin pakënaqesitë e tyre.
Protestat në Serbi kanë filluar që nga nëntori i vitit të kaluar.
Qytetarët e Serbisë po akuzojnë presidentin Vuçiq për shkeljen e lirive demokratike, shtypjen e kundërshtarëve politikë si dhe kontrollim të medieve.