Futbollisti i kombëtares shqiptare është pranë kalimit në kampionatin italian, më ekzaktësisht, te skuadra e Genoas, e cila që prej një muaji ka shfaqur interesim për sulmuesin e Luganos.
E përditshmja zvicerane “Blick” bën të ditur se e ardhmja e sulmuesit të Luganos duhet të zgjidhet brenda këtyre ditëve dhe marrëveshja ka shumë gjasa të arrihet pikërisht me italianët.
Sadiku që është golashënuesi kryesor i skuadrës së tij sezonin e fundit, ka realizuar vitin e kaluar 19 gola në 27 ndeshje, duke qenë dhe “Këpuca e Artë” e divizionit të dytë helmet.
Megjithatë, për shërbimet e Sadikut nuk ka shfaqur interesim vetëm klubi i Serie A, Genoa, por gjithashtu një sinjal ka dërguar dhe gjiganti i futbollit vendës, Basel, që e shikon Sadikun si një investim të mirë për sulmin.