Për shkak të moszgjidhjes së problemit me ndotjen e ajrit, sot është protestuar para Kuvendit të Maqedonisë. “Mushkëritë tanë e thithin ajrin më të ndotur në botë.
A mendoni se e meritojmë apo mendoni se jemi imunë?”, kanë qenë disa nga pankartat që mbanin në duar protestuesit. Ata rikujtojnë se njëra nga shkaqet e vdekjes së hershme është edhe ajri i ndotur në Maqedoni, përcjell albinfo.ch
Mëngjesin e sotëm Shkupi sërish është renditur në mesin e dhjetë vendeve të para në botë për ajrin e ndotur, sipas aplikacionit të specializuat botëror për matjen e cilësisë së ajrit ‘Airvisual’.