Gati 16 milionë qytetarë janë me origjinë të huaj, thonë sondazhet e fundit të Zyrës Federale të Statistikave në Gjermani. Por, vetëm një e treta e tyre mund të votojnë. Një pjesë e madhe e tyre ose nuk e kanë mbushur moshën e votimit ose nuk kanë shtetësinë gjermane. Dhe vetëm ata që kanë pasaportë gjermane mund të votojnë. Përjashtim bëjnë qytetarët e BE-së. Këta mund të votojnë në zgjedhjet lokale dhe evropiane edhe pa pasur shtetësinë gjermane, por jo në zgjedhjet për Bundestagun.
Nga një studim i Zyrës Federale për Emigracionin dhe Refugjatët e 2012-s tregon se njerëzit me origjinë të huaj nuk marrin pjesë në zgjedhje. Sipas studimit në vitin 2009 në zgjedhje morën pjesë vetëm 72,3% e të huajve që kanë pasaporta gjermane, transmeton DW.
Sipas anketimeve dhe studimeve të huajt që kanë pasaporta gjermane votojnë më shpesh për SPD apo CDU.
Emigrantët, të paktën shumica e tyre, preferojnë një prej dy partive të mëdha, thotë Ingrid Tucci nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike.
Sipas studimeve, emigrantët që kanë ardhur në vitet 50-60 p.sh. nga Turqia, ish-Jugosllavia votojnë për socialdemokratët, sepse vijnë nga shtresa sociale e punëtorëve.
Kurse qytetarët me prejardhje gjermane që erdhën në Gjermani pas luftës së ftohtë nga Rusia preferojnë CDU/CSU-në.
Besnikëria ndaj njërës apo tjetrës parti lidhet me përvojën e secilit grup emigrantësh në Gjermani. Kështu është meqë CDU është angazhuar që qytetarët me prejardhje gjermane të vinin pas luftës së ftohtë nga Rusia në Gjermani ata i qëndrojnë besnik kësaj partie.
Ndërkohë që SPD-ja është angazhuar për emigrantët e tjerë. Gjithsesi kjo mund të thuhet për brezin e parë të emigrantëve, sepse brezi i dytë preferon edhe të Gjelbrit.