“Nestlé” mbetet koncerni më i madh i ushqimeve në botë dhe kompania më e madhe industriale në Zvicër. Gjiganti amerikan “Procter & Gamble” me 83.7 miliardë dollarë mbetet mbrapa koncernit zviceran.
I treti me 66 miliardë dollarë vjen koncerni holandez-britanik “Unilever” në këtë renditje që e ka publikuar të premten OC&C Consulting.
Në studimin vjetor për tendencat dhe strategjitë në tregun e konsumit, ekspertët e OC&C Consulting deklarojnë se industria ka shënuar më shumë rritje në Evropë.
11 për qind e rritjes globale ishte arritur në vitin 2012 në tregun evropian. Kësaj rritje i ka kontribuar fuzionimi i firmave në këtë industri me pothuajse 20 për qind, deri në 43 miliardë dollarë.