Ekipi i femrave i BSC Young Boys-it, e ka huazuar deri në fund të vitit 2019, futbollisten shqiptare, Bahtie Avdylin te ekipi partner, SC Derendingen-i, njofton albinfo.ch.
Mbrojtësja shqiptare ka pësuar lëndime të njëpasnjëshme të ligamente dhe siç thonë nga klubi Verdhë e Zi, ajo është duke kryer trajnime të avancuara dhe se ende është e paqartë nëse do të nisë të luajë gjatë këtij sezoni.
“Prandaj është konsideruar një angazhim deri në fund të sezonit në Solothurneset”, thuhet në njoftim e BSC Young Boys-it, ekipi të femrave.
SC Derendingen Solothurn, garon në Ligën e Dytë të femrave NLB të Zvicrës.
