Flokët e bardha dhe pafajësia nuk mund të mashtrojnë Guardia di Finanza të Olgiate Comasco (I).
Gjatë një kontrolli rutinë pak para kalimit kufitar zviceran Bizzarone, ata vërejnë një pensionist. Ata e ndalojnë italianin dhe i kërkojnë letrat që i ka në veturë dhe ai fillon të djersitet, shkruan ‘Blick’.
73-vjeçari Antonio B. thotë se nuk ka asgjë për të fshehur, por pas kontrollit i gjejnë gjysmë kilogrami kokainë me vlerë të tregut prej 34 mijë franga. Kokaina ishte e destinuar për në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Ai u ka thënë gjykatësve se nuk e dinte se çfarë përmbante paketa, duke menduar se ishte ilaç i bardhë.
Policia kontrolloi edhe banesën e tij, duke konfiskuar 3200 euro dhe 1250 franga zvicerane. Përveç kësaj, policia tatimore siguron dhjetë telefona celularë, raporton “Qui Como”.
I burgosuri nuk ka të dhëna penale. Ai kurrë nuk është vënë re autoritetet italiane. Por, ai mund të dënohet me disa vjet.