Zvicra ka mposhtur në një ndeshje miqësore Brazilin me rezultat 1-0, në stadiumin St.Jakob të Baselit. Golin e fitores për Zvicrën e ka shënuar braziliani Dani Alves në minutën e 48-të me një autogol të mrekullueshëm. Pesëshja shqiptare: Xherdan Shaqiri, Valon Berhami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi, të cilët me performancën e tyre kanë treguar edhe këtë herë se janë pjesë e rëndësishme e kombëtares zvicerane.
Xherdan Shaqiri ka mbajtur premtimin. Ai kishte deklaruar se kombëtarja e Zvicrës do të bëjë maksimumin që ta mposht Brazilin.
Shaqiri ka luajtur kundër shokëve të skuadrës, Dante e Gustavo.