Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protesta për ta kundërshtuar, siç thonë drejtuesit e kësaj partie, shkëmbimin e territorit të vendit me Serbinë.
Lideri i Vetëvendosjes në mbledhjen e Këshillit të Përgjithëshëm të kësaj partie ka thënë se protesta do të përsëritet në rast se cenohet territori i Kosovës.
“Presidenti Thaçi me njerëzit e tij po këmbëngulin në pazaret me territor, le ta dinë se nëse përpiqen të na vendosin para aktit të kryer me ndonjë marrëveshje që prek territorin e Kosovës, protesta jo vetëm që do të përsëritet, por do të jetë edhe më e madhe”, ka thënë ai.
Kurti ka folur edhe për grevat, duke akuzuar për këtë qeverinë Haradinaj.