Arsenali humbi derbin me Manchester United 1:3, duke u eliminuar nga Kupa FA.
Ndeshje ishte me mjaft tensione, ku kishte edhe përleshje mes lojtarëve, i përfshirë edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, përcjell albinfo.ch.
Pikërisht Xhaka ishte i përshirë në një zënkë me tifozët e Arsenalit pas ndeshjes, kur ai po dilte me veturë nga stadiumi.
Disa tifozë po e kritikonin për paraqitjen e tij në fushë, edhe pse Xhaka bëri një lojë të mirë. Teksa po shkëmbenin disa fjalë, Xhaka në fund iu drejtua tifozëve me fjalët: “Qepeni, mbylleni gojën!”, para se të mbyllte xhamin e makinës së tij, e të largohej.
Nga ana tjetër, kishte gjithashtu tifozë që e përkrahnin Xhakën, e kërkonin që ai të qetësohej.
Xhaka – Tifozet e Arsenalit on Vidnews.