Taksa ndaj produkteve serbe do të mbetet në fuqi, edhe përkundër kërkesës së drejtpërdrejtë nga SHBA-ja.
Një ditë pas deklaratës së Ambasadës, kryeministri Haradinaj u pyet për të dhe sanksionet e mundshme, por nuk pati përgjigje.
Kryeministri Haradinaj tha se janë të interesuar të ruajnë raportet me SHBA-në, por jo edhe me Serbinë e Rusinë, në gjendjen aktuale.
Të premten Haradinaj bëri të ditur për kërkesën që i ka bërë komisionarit Johaness Hahn që të përgatisë propozimin për një kapitull lidhur me tregtinë e lirë me Serbinë.
E nëse edhe kapitujt e tjerë finalizohen, sipas Haradinajt, mund të pezullohet taksa, deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare.