Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci, ka vdekur nga një ortek që ka ndodhur në Brezovicë.
Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, i cili ka thënë se nga orteku një person tjetër ka shpëtuar. Orteku i borës ka ndodhur pas orës 14:00 në vendin e quajtur Qafa e Luanit.
“Mbikëqyrësi i qendrës që i ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerrë në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër që ka vdekur është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci”, ka deklaruar Morina.
Sipas tij, ata kanë shkuar në Brezovicë dhe kanë bërë sporte ekstreme jashtë stazës, gjë që dyshohet se ka shkaktuar ortekun.