Shqipëria po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR” në Madrid të Spanjës, ku po prezantohet bukuritë natyrore dhe mundësitë që ofron për turistët.
Në ditën e dytë të panairit përfaqësuesit e shtetit shqiptar njoftojnë se kanë realizuar shume takime me media e portale të rëndësishme spanjolle kushtuar turizmit, si dhe agjencitë homologe të vendeve të rajonit, përcjell albinfo.ch.
Interesi për Shqipërinë vazhdon të jetë i lartë nga ana operatorëve turistik, investitorëve dhe vizitorëve spanjollë, kanë thënë zyrtarët e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Në këtë panair Shqipëria po prezantohet me 8 operatorë turistikë që operojnë në tregun spanjoll.
Ky panair është më i madhi që zhvillohet në Gadishullin Iberik me rreth 1 mijë kompani ekspozuese nga 165 vende.