Ligjvënësit grekë pritet të votojnë gjatë ditës për marrëveshjen historike për ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe për t’i dhënë fund kontestit të gjatë diplomatik me fqinjin. Qeveria e kryeministrit grek, Alexis Tsipras, dhe ajo e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, kanë arritur marrëveshjen në qershor të vitit të kaluar për ndryshimin e emrit të ish-Republikës Jugosllave, në Maqedoni të Veriut.
Me këtë marrëveshje, Greqia nuk do t’i kundërshtojë synimet e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO, përcjell albinfo.ch.
Greqia e ka kundërshtuar emrin Maqedoni me vite, duke thënë se me të, fqinji i saj mund të ketë pretendime territoriale ndaj një territori grek me të njëjtin emër. Debati në Parlamentin grek pritet të përfundojë me votimin e traktatit të njohur si Marrëveshja e Prespës.