„Qyteti i qiellit“, ose ndërtesa më e lartë në botë, gurthemeli i të cilës ishte vendosur para një jave, nuk do të ndërtohet së paku njëherë për njëherë. Ndërtimin e saj e kanë ndaluar përkohësisht autoritetet e ndërtimit në provincën Changsha të Kinës Qendrore.
Kjo godinë e planifikuar të arrinte lartësinë 838 metra, sipas ndërtuesve të saj duhej të ngrihej brenda shtatë muajve, shkrun diewelt.de. Në këtë mënyrë ajo do të ishte jo vetëm ndërtesa më e lartë në botë (10 metra më e lartë se “Burj Khalifa” në Dubai) por do të shënonte rekord për kohë e shkurtë të ndërtimit. 90 për qind e saj qe planifikuar të ndërtohej nga pjesë të gatshme.
Ndërtuesit po ashtu janë në kërkim të zgjidhjeve për energji elektrike, ujë dhe për qasje në rrugë.