80 për qind e shkollave të Deçanit i janë kthyer procesit mësimor ditën e sotme.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës, Dafina Cacaj.
Ajo ka thënë se përjashtim nga mbajtja e mësimit po bëjnë shkollat në qytet, përcjell albinfo.ch.
Sipas Cacajt, të gjitha shkollat e fshatrave të kësaj komune sot po mbajnë mësim me orar të rregullt.
Para dy ditës kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për mbi 20 mijë të punësuar në sektorin e arsimit, ka ofruar vlerën e rritjes prej 20 milionë euro në vit. Mirëpo, kjo ofertë është refuzuar nga SBASHK-u. Greva po vazhdon në qytetet e tjera të Kosovës.