Franshisa minimale e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor për të rriturit në Zvicër do të shtrenjtohet këtë vit nga 300 në 350 franga .
Këtë propozim e ka miratura Parlamenti i Zvicrës dhe Komisioni Shëndetësor (SGK) i Këshillit Nacional, përcjell albinfo.ch.
Njerëzit e sëmurë duhet të përfshihen më shumë në shpenzimet mjekësore.
Një rritje prej 50 frangash është planifikuar sapo kostoja mesatare bruto e përfitimeve për një person të siguruar është më shumë se 13 herë më e lartë se franshisa e zakonshme. Franshisat për fëmijë nuk janë të prekur.
Sipas shumicës së Komisionit të Shëndetësor (SGK) të Këshillit Nacional , kjo përshtatje duhet të forcojë përgjegjësinë individuale të të siguruarit dhe ndërgjegjësimin e tyre për koston shëndetësore.