Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, zhvilloi sot një takim me një grup përfaqësuesish të fondacionin qeveritar turk “Maarif”.
Gjatë takimit ministri vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e hartimit të librave dygjuhësorë për diasporën shqiptare në Turqi.
“Një bashkëpunim i tillë do të ishte në interes të përbashkët të të dy vendeve”, tha ministri.
Ndërsa presidenti i Fondacionit “Maarif”, Prof. Dr. Birol Akgün, bëri një prezantim të shkurtër të fondacionit dhe investimet që ky fondacion po bën në hapjen e shkollave të të gjitha niveleve, jashtë Turqisë.
Gjithashtu ai foli edhe për synimet e fondacionin mbi zgjerimin e këtij investimi edhe në Shqipëri, duke hapur institucione të ndryshme arsimore.