Një video e postuar tregon për një rast që ka ndodhur mbrëmë në Qendrën Emergjente rreth orës 22:00, ku në pamje shihet një person i moshuar i cili ka kërkuar ndihmë.
Aty dyshohet se stafi i emergjencës nuk i ka ofruar ndihmë, përcjell albinfo.ch.
Një dëshmitar i kontaktuar nga Klan Kosova që e kishte postuar videon, tha se “personi ka qëndruar aty për disa ore pa ju dhënë ndihma mjekësore, nga stafi i Emergjencës, dhe sot rreth orës 09:00 ai është transferuar në një spital tjetër”.
Edhe QKUK ka reaguar në lidhje me këtë rast, duke thënë se do të hetojnë këtë rast.