“Lufthansa” vitin e kaluar u bë kompania më e madhe ajrore evropiane pas 14 vjetëve, duke tejkaluar “Air France – KLM”.
Globalisht, pozita e parë vazhdon t’u përkasë «American Airlines» dhe «United Airlines» që është bërë transportuesi i dytë botëror duke arritur «Delta Airlines».
Pas zgjerimit në tregun e SHBA-së në vitin 2018, në pozitën e dytë në botë figuron “United Airlines”, raportojnë agjencitë botërore, përcjell albinfo.ch.
Kompania në fillim të vitit të kaluar vendosi të rrisë pjesën e tregut, bazuar në një plan trevjeçar për rritjen e kapaciteteve 6 për qind në vit në qendrat e saj më të ngarkuara në vend: Chicago, Houston dhe Denver.
Ndërkohë kompania gjermane “Lufthansa” mori primatin e “Air France – KLM” në Evropë, duke u bërë kompania më e madhe ajrore evropiane.
“Lufthansa” vitin 2018 arriti një rekord të ri udhëtarësh. Bëhet fjalë për 142 milionë udhëtarë, në 1.2 milion fluturime.