Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, edhe zyrtarisht është rikthyer në skuadrën e Luganos.
Ai ka kaluar zyrtarisht te Lugano, derisa Levante ka mundësinë e blerjes në fund të sezonit, përcjell albinfo.ch.
Sadiku e njeh mjaft mirë Superligën zvicerane, pasi ka luajtur për shumë vjet.
Ish-trajneri i tij, Livio Bordoli, që e stërviti atë në sezonin 2013-14 mendon se Sadiku do të zgjidhë problemet e sulmit te Lugano.
“Kur erdha te Lugano, skuadra ishte në vendin e parafundit në ligën e dytë dhe e fillova me humbje. Në fund, e mbyllëm kampionatin në vendin e dytë, falë edhe golave të Sadikut. Mendoj se me këtë afrim, trajneri i Luganos do të ketë një ‘tredhëmbësh’ mjaft të mirë në sulm, me Botanin, Junior dhe Sadikun”, është shprehur Livio.