Prodhues i madh gjerman i automobilave VW në gjashtë muajt e parë të vitit ka shitur më pak vetuar në tregin e Evropës. Nga janari deri në muajin qershor në Evropë janë shitur 1.8 milion makina që është për 3.5 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Mirëpo gjiganti gjerman ka mundur ta kompensojë këtë humbje me shtimin e madh të kërkesave nga SHBA dhe Kina. Kështu, marrë në përgjithësi, shitja e veturave VW brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti është rritur për 5.5 për qind, duke prekur shifrën e 4.7 milionë makinave të shitura.
Me këto shifra, VW është sot prodhuesi më i madh i automobilave në Evropë. Në mesin e prodhimeve të tij janë veturat si Volkswagen, Audi, Porsche dhe Seat.