Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën “Remi”, është intervistuar për rreth 7 orë në zyrën e prokurorit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Mustafa dhe Lushtaku kanë mbërritur gjatë ditës së djeshme në Gjykatën Speciale në Holandë.
Intervistimi i komandant “Remit” do të vazhdojë edhe nesër, ndërsa ish-komandanti i Drenicës, Sami Lushtaku, do të intervistohet të mërkurën.
Mustafa e Lushtaku kanë të njëjtin avokat, Arianit Kocin.