66 për qind e të anketuarve në Kosovë mendojnë se niveli i korrupsionit është rritur në masë të madhe, kurse 26 për qind prej tyre mendojnë se ka mbetur i njëjtë.
Ndërkaq , rreth 67 për qind e të anketuarve konfirmojnë se korrupsioni në sektorin publik mbetet si një prej problemeve më serioze në vend.
Nëse krahasohen vendet e rajonit për korrupsion, në Kosovë dhe Shqipëri vërehet se është një për qindje e lartë e atyre që mendojnë se korrupsioni ka shënuar rritje dhe atë prej 66 për qind, në Bosnjë 65 për qind, Maqedoni 41, Kroaci 21, dhe Serbi 8 për qind.
Ndërkaq në të gjitha këto vende , sektoret të cilat gjinden shumë afër shkallës ekstreme të korrupsionit mbeten: Partitë Politike , Gjyqësori, Shërbimet Shëndetësore, Parlamenti dhe Sektori Publik.
Barometri Global i Korrupsionit nga “Transparency International” , është e vetmja anketë e opinionit publik, që zbulon pikëpamjet dhe përvojat e njerëzve për korrupsionin. Kjo anketë reflekton përgjigjet e 114,270 njerëzve në 107 vende të botës, duke i përfshirë edhe vendet e Ballkanit.