Në raportin krahasues të 5-mujorit të vitit 2013, me periudhën përkatëse të vitit 2012, të kryer nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë, është regjistruar një rritje deri në 2-3 herë i kërkesave nga bizneset e huaja për të investuar në Shqipëri, transmetojnë mediat e Tiranës.
Shkaqet e interesit në rritje të investimeve të huaja në Shqipëri janë plotësimi dhe mbyllja e tregjeve të vendeve të BE-së nga kriza financiare globale, joshja nga sistemi fiskal favorizues me taksa të ulëta, fuqia më e lirë e punës dhe rritja e tregut të Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, etj.