Në Zvicër tash mbretëron heshtje dimri në vreshta dhe kështu, vreshtarët kanë kohë për të bërë përmirësimet në vreshtë dhe për kultivimin e verës së re në bodrum. Kështu ndodh edhe në Kosovë dhe në Shqipëri. Verëtarët e atjeshëm duan që t`i njohin konsumatorët në Zvicër me prodhimet e tyre. Edhe pse pajisjet teknike lehtësojnë punën e verëtarit, në prerjen e hardhive dhe në kultivimin e verës, puna e dorës dhe ndjeshmëria për natyrën vazhdojnë të mbeten në plan të parë.
Në aktivitetin tonë ne ua prezantojmë punën e dorës, llojet e rrushit, regjionet e vreshtarisë dhe verërat nga Shqipëria dhe Kosova. Albinfo.ch është sponzor medial i kësaj ngjarje më 2 shkurt 2019.
Aleksandri i Madh dhe Jul Cezari kanë pasur rastin që verërat e këtyre zonave tradicionale vreshtare t`i shijojnë në vend; ne ua lehtësojmë punën dhe ua sjellim këto verëra në Wülflingen. Ne ua tregojmë varietetet e ndryshme të rrushit, vreshtat dhe vreshtarët si dhe u ofrojmë verëra për t`i degustuar. Viteve të fundit janë arritur përparime të qëndrueshme në cilësi. Dhe jo vetëm kaq, verërat e kësaj origjine sa i përket raportit çmim-cilësi nuk kanë pse të fshihen kur krahasohen me verërat tjera nga Evropa e Jugut.
Ftesë
Kemi kënaqësinë që të ju ftojmë në aktivitetin e 2 shkurtit 2019: Punë dhe Verë”, me fillim në orën 11. Në Strickhof Wülflingen, Riedhofstrasse 62, 8408 Wülflingen.
Programi:
11.00 Hapja e portës dhe shikimi i ekspozitës
12.00 Urimi i mirëseardhjes për mysafirët, nga deputeti kantonal, Claudio Schmid
Përshëndetja nga deputeti nacional, Alfred Heer
Në vazhdim, degustimi i verërave nga rajone të ndryshme të kultivimit të verës.
Organizatorët nuk kanë interes sa i përket prodhimit, tregtimit dhe shitjes së verërave të prezantuara dhe rajoneve. Qëllimi i tyre është që t`i bëjnë më të njohura verërat e këtyre regjioneve, për të rritur kërkesën dhe për të bërë kështu përpjekje për krijimin e vendeve të reja të punës në këto regjione. Na ndihmoni në këtë synim dhe vizitojeni aktivitetin!
Albinfo.ch është sponzor medial i këtij aktiviteti.

